Flash News

KRYESORE

Foto/ As andej, as këtej, pushimet ‘maj gardhit’ të ambasadores Vlahutin

Me nisjen e sezonit turistik Tirana është boshatisur jo vetëm nga banorët e politikanët por edhe ambasadorët e dekretuar në vendin tonë. Bregdeti por edhe pikat turistike malore janë më të preferuar për të kaluar këto ditë të nxehta.

Nga kryeqytetit, këto ditë ku temperaturat janë të larta, duket se është larguar edhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.

Në profilin në Facebook të delegacionit të BE-së në Shqipëri njoftohet për një vizitë që ambasadorja Vlahutin ka zhvillua në Vermosh. Krahas takimit me banorët, ambasadorja, siç duket nga fotot, ka shëtitur edhe rreth zonës për të parë nga afër natyrën.

Në një prej fotove, ambasadorja ka zgjedhur një kënd të veçantë për të pozuar, mbi një gardh që shërben si shenjë ndarëse e kufirit. Mesa duket Vlahutin e ka pasur të vështirë të zgjedh nga cila anë e gardhit do të qëndronte dhe në dyshim e sipër ka vendosur të pozojë në një ‘pikë’ neutrale.

 

Të fundit