Flash News

KRYESORE

Foto/ Autobusi përplaset me këmbën e urës në autostradë, 6 të vdekur, dhjetra të pladosur

Të paktën 6 persona kanë humbur jetën dhe 36 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të rëndë ku një autobus u përplas me këmbën e një ure teksa udhëtonte në Turqi.

Sipas “Sabah” aksidenti ka ndodhur në autostradën e qytetit të Eskisehirit dhe autobusi udhëtonte drejt Ankarasë.

Lidhur me aksidentin ministri turk i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu tha se 36 persona ishin plagosur dhe se disa prej tyre janë ende në operacione, por shpresat janë që numri i viktimave të mos përkeqësohet.

Ende nuk dihen detaje lidhur me ngjarjen, por policia turke po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit