Një udhëtim me avion, që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, kanë ndërmarrë disa përfaqësues të Partisë Socialiste.
Politiko.al ka siguruar foto nga udhëtimi i tyre që ka nisur që në orën 04.20 minuta të mëngjesit të së premtes dhe siç duket në udhëtimin me avionin e linjës ‘Austrian Airlines’ janë pjesë ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet i PS, Ilir Beqaj, ish-ministrja dhe deputetja Eglantina Gjermeni, dhe ministri i Turizmit dhe i Mjedisit, Blendi Klosi. Mësohet se ata po udhëtojnë nga Tirana drejt Vjenës, por nuk dihet nëse është një destinacion tranzit apo jo.
Ajo që bie në sy është fakti që Klosi dhe Gjermeni udhëtojnë në ‘business class’ në avion, ndërsa Beqaj duket mjaft i lodhur dhe i përgjumur për të udhëtuar që në orën 04.00 të mëngjesit.
Ai ka mbështetur kokën në sediljen e përparme dhe duket sikur po dremtit pak deri në nisje të avionit, ndërsa të tjerët akomodohen.
Discussion about this post