Flash News

KRYESORE

Foto/ Berisha denoncon drejtorin e OSHEE: Bën fushatë për PS gjatë orarit të punës

“Drejtori Rajonal i OSHEE në Mat, Agron Malaj aktiv në fushatën elektorale të PS!” kështu denoncon ish-kryeministri Sali Berisha referuar ‘qytetarit dixhital’.

 “Ky është Drejtori Rajonal i OSHEE Mat dhe njëkohësisht, koordinator politik i PS-së për bashkinë Burrel dhe Klos.

Aktiv në çdo aktivitet të PS-së gjatë orarit të punës dhe duke vënë administratën në shërbim të saj.” Shkruan denoncuesi.

Sipas ‘qytetarit dixhital’ zyrtari i lartë “është person me rekorde kriminale. I dënuar në 1998 për plagosje të rëndë me dashje dhe në bashkëunim. Pjesë e bandave më famëkeqe në Mat.

Deftesën e shkollës së mesme e ka marrë në fshatin Ulëz të rrethit Mat. Të shkuarën e tij kriminale e fakton më së miri pasi u propozua nga Rama për deputet dhe prokuroia e ktheu mbrapsht.Kjo nuk është Shqipëria që duam. Respekte për ju, z. Berisha.”

 

Të fundit