Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Foto/ Betohen para Presidentit ministrat e rinj dhe zv.kryeministri
Ditën e djeshme, Kuvendi miratoi dekretet për emërimin e 7 ministrave të rinj dhe zëvendëskryeministrit Erion Braçe, ndërsa sot në institucionin e Presidencës u mbajt ceremonia e betimit.
Ministrat e rinj të kabinetit “Rama” janë paraqitur sot për të bërë betimin para Presidentit. Gjatë ceremonisë vihet re mungesa e kryemintrit Rama, por ai është përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjell Agaçi.
Në postin e ministrit të Jashtëm është propozuar vetë kryeministri Edi Rama, ndërsa ende Meta nuk ka thënë fjalën e tij, pasi nuk ka shkarkuar Ditmir Bushatin.