Flash News

KRYESORE

FOTO/ COVID-19, Elbasani solidarizohet me vuajtjet e Italisë

FOTO/ COVID-19, Elbasani solidarizohet me vuajtjet e Italisë

Ndonëse e gjithë bota ka mbyllur kufijtë, është vetëizoluar, dhe po mundohet se si të shpëtojë nga makthi i koronavirusit, Shqipëria dhe shqiptarët s`mund të harrojnë solidaritetin.

Edhe pse vetë jemi gjithashtu në luftë, të izoluar, të frikësuar, qytetarët e Elbasanit nuk kanë harruar të shprehin solidaritetin me popullin italian, që prej ditësh po përballet me tmerrin e shkaktuar nga COVID-19.

Në Kullën e Sahatit, në qendër të Elbasanit, është shpalosur një flamur gjigand i Italisë, në shenjë solidariteti me popullin italian.

Në këto momente të vështira, që poi  kalojmë gjithashtu dhe vetë, ky flamur është padyshim shenja më sinjifikative e solidaritetit me një nga popujt që Shqipërisë dhe shqiptarëve i ka qëndruar pranë kurdoherë.

Të fundit