Flash News
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
Gjekmarkaj letër Gjykatës së Apelit: Kthejini legalitetin Partisë Demokratike dhe opozitës
Ndonëse e gjithë bota ka mbyllur kufijtë, është vetëizoluar, dhe po mundohet se si të shpëtojë nga makthi i koronavirusit, Shqipëria dhe shqiptarët s`mund të harrojnë solidaritetin.
Edhe pse vetë jemi gjithashtu në luftë, të izoluar, të frikësuar, qytetarët e Elbasanit nuk kanë harruar të shprehin solidaritetin me popullin italian, që prej ditësh po përballet me tmerrin e shkaktuar nga COVID-19.
Në Kullën e Sahatit, në qendër të Elbasanit, është shpalosur një flamur gjigand i Italisë, në shenjë solidariteti me popullin italian.
Në këto momente të vështira, që poi kalojmë gjithashtu dhe vetë, ky flamur është padyshim shenja më sinjifikative e solidaritetit me një nga popujt që Shqipërisë dhe shqiptarëve i ka qëndruar pranë kurdoherë.