Flash News

KRYESORE

Foto/ Dasmat dhe gëzimet ‘rikthejnë’ Metën tek LSI-ja

Në 21 korrik, kur mori detyrën si President i Republikës, Ilir Meta dorëzoi teserën e LSI-së, partisë që vetë e themeloi dhe drejtori për disa vite. Detyra e re, për të qenë mbi palët, ja kërkonte një gjë të tillë.

Por që prej 21 korrikut, janë sebepet ato të cilat e rikthejnë herë pas here, ish-kryetarin tek partia që themeloi dhe drejtoi.

Së fundmi, Meta së bashku me bashkëshorten, Monika Kryemadhi ishte i pranishëm në gëzimin familjar të Klajda Gjoshës. Kreu i shtetit dhe kryetarja e LSI-së ishin pjesë e ceremonisë së dasmës së motrës së deputetes Klajda Gjosha të mbajtur në kalanë e Lëkurësit në Sarandë.

Ndërkohë, pak kohë më parë, në disa foto të publikuara në rrjetin social Facebook, Meta shfaqej në ditëlindjen e deputetit Lefter Koka, së bashku me gjithë grupin parlamentar të LSI-së.

Meta në dasmën e motrës së Klajda Gjoshës

Meta në ditëlindjen e Lefter Kokës

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Të fundit