Flash News

KRYESORE

Foto/ Dëmet materiale që la pas tërmeti në Maqedoni

Dridhjet e tokës në Shkup dhe në Ohër ishin më të fuqishmet e regjistruara në këto dy javët e fundit në Maqedoni.

Tërmet me fuqi prej 5.1 shkallë Rihter ka dridhur Ohrin. Qindra qytetarë dhe turistë sot kanë kaluar ditën në rrugë, të frikësuar se mos vallë qyteti do të dridhet përsëri nga ndonjë tërmet i madh.

Nga qyteti i Ohrit, vijë informacione që thonë se dridhjet e tokës kanë vazhduar edhe pas tërmetit prej 5.1 shkallë të regjistuar sot, por me një fuqi shumë më të dobët.

Gjithashtu, raportohet se ka dëme të pakta nëpër shtëpi të vjetra të rajonit të Ohrit. Disa banorë të Ohrit tërmetet i ndërlidhin me praninë e një vullkani afër Ohrit, që nuk është aktiv.

Të fundit