Flash News

KRYESORE

Foto/ Detaje nga arrestimi i autorit të dyshuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s

Foto/ Detaje nga arrestimi i autorit të dyshuar për vrasjen e

 

Janë zbardhur detaje të reja sa i takon shtetasit Ruhan Hiraj, 20-vjeç, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e oficerit të RENEA në Lazarat, Ibrahim Basha.

Report Tv raporton se ai fshihej në SHBA me emrin Sandri Hiraj. 20-vjeçari kishte hyrë dhe qëndronte ilegalisht në SHBA dhe për më shumë se dy vite iu fsheh autoriteteve.

Hiraj u ndalua nga autoritetet amerikane si emigrant ilegal. Pas ndalimit, Interpol Tirana i dërgoi autoriteteve amerikane shenjat e gishtave dhe të dhëna të tjerë për identitetin e të ndaluarit.

Përgjigjja që dhanë autoritetet amerikane bindën policinë shqiptare se personi që fshihej me identitetin e rremë Sandri Hiraj ishte Ruhan Hiraj, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e efektivit të RENEA-s.

Të fundit