Flash News

KRYESORE

Foto/ Detaje të reja mbi aksidentin e djeshëm në Selanik

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që ka tronditur Selanikun ditën e djeshme.

Si pasoj e aksidentit, tre burra, dy të rinj dhe një 55 vjeç kanë humbur jetën menjëherë pas aksidentit ku dy motorë u përplasen me një makinë.

Drejtuesi i makinës ishte një gjerman i cili ishte dhe shkaktari i kësaj ngjarje tragjike. Mësohet se ai ka marrë kthesën në mënyrë të papritur pas një informacioni gabim që i kishte dhënë GPS për të gjetur rrugën. Gjithashtu për shkak  të  mos ndezjes së sinjaleve, ndodhi dhe përplasja e motorëve me të.

Në njërin prej motorëve udhëtonte një çift të rinjsh, djali 22 vjeç dhe vajza 18 vjeç nga Greqia. Në momentin e përplasjes, sipas dëshmitarëve të parë që arritën në vendngjarje  22-vjeçari është interesuar për të dashurën e tij nëse ishte mirë. “ Jam mirë. Po Elena ime si është?”, pyeti ai, dhe më pas ndërroi jetë, ndërsa 18-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me motorin e dytë i cili u përfshi në këtë aksident udhëtonin dy shqiptar, babë e birë. Babai 55 vjeç dhe djali i tij 28 vjeç, ata kishin dalë herët nga shtëpia për të arritur në punë në kohën e duhur, por fatkeqësisht pas përplasjes humbën jetën.

Të fundit