Flash News

KRYESORE

Foto dhe Video/ 1000 të plagosur në Torino pas alarmit për bombë gjatë finales së Champions League

Foto dhe Video/ 1000 të plagosur në Torino pas alarmit për

Finalja e Champions League mes Juventus dhe Real Madrid do të mbahet mend gjatë jo vetëm për shkak të humbjes por edhe për panikun që u shkaktua tek tifozët gjatë ndeshjes në sheshin në Sheshin San Carlo.

Një alarm i rremë për bombë dhe shpërthimi i fuqishëm i një kapsolli vetëm pak pas golit të tretë të shënuar nga Reali, ka vënë në lëvizje turmën e madhe të tifozerisë që po shikonte ndeshjen në qendër të Torinës në një ekran gjigand.

Të paktën 1000 persona mbetën të lënduar, ku 8 prej tyre mësohet se janë në gjendje kritike për jetën. Mes të plagosurve në gjendje të rëndë është dhe një djalë i vogël.

Të lënduarit kanë pësuar shembje dhe shtypje nga shkelmat e njerëzve të cilët vraponin të tmerruar.  

Pas orës 23:00, sheshi ‘San Carlo’ ishte krejtësisht i zbrazur. Policia menjëherë ka filluar të shqyrtojë pamjet nga kamerat e sigurisë në këtë zonë.

Autoritetet policore thonë se kaosi është shkaktuar fillimisht nga shembja e një pjese të kangjellave që të çonte tek parkimi nëntokësor.

 

 

Të fundit