Flash News
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Foto/ Drejtori i emëruar nga Rama shpërfill paralajmërimin e kryeministrit; TVSH transmeton reklama të basteve sportive
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama dha një ultimatum për mediat për të hequr nga transmetimi reklamat për kazinotë dhe bastet sportive.
Në të kundërt, Rama paralajmëroi se do të ndërhynte AMA me masa ndëshkuese ndërsa portalet do të mbylleshin ‘me forcë’.
Ditën e sotme, në një njoftim për mediat, AKEP njoftoi se të gjitha portalet kishin hequr vullnetarisht reklamat e kompanive të basteve.
I vetmi nga televizionet i cili duket se ka shpërfillur këtë paralajmërim të kryeministrit është Televizion Publik. Pak minuta para nisjes së transmetimit të ndeshjes Shqipëri-Jordani, TVSH transmetoi një reklame të një prej kompanive të basteve.
Mesa duket, drejtori i emëruar nga vetë kryeministri nuk e ka marrë seriozisht paralajmërimin e bërë nga Rama. Fotot e mëmposhtme janë bërë pak para nisjes së ndeshjes Shqiëpri-Jordani.