Flash News

KRYESORE

Foto/ “Durrësi dhe Elbasani po vijnë”, studentët nisën për të protestuar në Tiranë

Në rrjetet sociale po shpërndahen foto që tregojnë se disa autobusë me studentë janë nisur nga Durrësi dhe Elbasani për t’ju bashkuar protestës në Tiranë.

Sipas faqes ‘Universiteti.info’, rreth 500 studentë janë nisur nga Durrësi drejt kryeqytetit. Edhe në Elbasan paraqitet e njëjta situatë, madje nga ky qytet ka njoftime se disa autobusë janë bllokuar qëllimisht për të mos u nisur drejt Tiranës.

Me mijëra studentë dhe gjimnazistë ndodhen ndërkohë përpara Ministrisë së Arsimit, duke bërë thirrje për realizimin e kërkesave të tyre. Ata i kanë lënë kohë qeverisë deri në orën 16:00, në të kundërt do të përashkallëzohet protesta.

Pamje nga droni/ Studentët zhvillojnë protestën më të madhe të këtyre 7 ditëve

Të fundit