Flash News

KRYESORE

Foto/ E akuzoi për kanosje me armë, kush është gruaja e ish-deputetit socialist

Pas denoncimit për kanosje dhe kërcënime me armë ndaj ish-deputetit socialist Hamit Kosta, janë zbuluar foto të gruas që e akuzoi.

Mësohet se  gruaja e cila denoncoi Kostën është Elda Tabaku, 38 vjeçe nga Elbasani.

Menjëherë pas denoncimit policia arrestoi  Kostën në Lagjen “5 Maji” me automjetin e tij tip “Hamer” me targa PE2505A dyshohet të ketë kanosur me fjalë dhe me armë zjarri ish-bashkëjetuesen, 38-vjeçaren, banuese në Elbasan.

Gjatë kontrollit të mjetit të 62-vjeçarit, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me gjashtë shekë model 9mm të vendosur në krëhërin e saj. Gjatë marrjes në pyetje, ishligjvënësi i Elbasanit nuk e ka pranuar pretendimin e ish-gruas. Pas një bashkëjetese rreth 10-vjeçare, ata i kanë dhënë fund marrëdhënies, por siç mësohet kanë një vajzë së bashku.

 

 

Të fundit