Flash News

KRYESORE

Foto e Kohl me Mitterrand që bëri me shpejtësi xhiron e botës dhe u kthye në simbolin e bashkimit të Europës

Helmut Kohl nuk jeton më, por trashëgimia që ai la në politikën gjermane dhe atë europiane janë themelet e kësaj Europe që kemi sot.

Një prej momenteve më kulmore në karrierën e Kohl është përkujtimi i Betejës së Verdun-it, e zhvilluar gjatë Luftës së Parë Botërore mes Francës dhe Gjermanisë.

Më 22 shtator 1984, François Mitterrand dhe Helmut Kohl do të dilnin përpara memorialit në Verdun të Francës dhe të kapur për dore do të jepnin mesazhin më të fuqishëm për bashkimin e Europës dhe lënien pas të luftërave që kishin marrë me miliona jetë njerëzish.

Foto e Mitterand dhe Kohl bëri xhiron e botës dhe ka hyrë në histori si një nga momentet më me shumë ndikim.

Presidenti amerikan, George H. W. Bush e ka quajtur Kohl si liderin më të madh europian të gjysmës së dytë të shekullit të 20-të.

Kohl është vlerësuar me çmimet ‘Prince of Asturias’; ‘Charlemagne’ dhe ‘Honorary Citizen of Europe’ që jepet nga Këshilli Europian i BE-së dhe deri sot përveç kancelarit gjerman këtë çmim e kanë marrë francezët Jean Monnet dhe Jacques Delors.

Helmut Kohl ishtë mbështetës i fuqishëm i integrimit europian dhe Europën e bashkuar e shihte si të vetmen alternativë për kontinentin.

Të fundit