Flash News

KRYESORE

Foto e natës/ Kamionët me pemë të prera parakalojnë në Tiranë  

Foto e natës/ Kamionët me pemë të prera parakalojnë

Edhe pse prej vitesh qeveria e majtë është zotuar se në mbarë vendin nuk do të lejohet të pritet më asnjë dru, duket se masakra vazhdon.

Në një foto që mendohet se është shkrepur sot në orët e vona në kryqytet, duket se si disa kamiona që qartazi transportojnë pemë të prera, qarkukllojnë lirshëm në mes të Tiranës.

Lëvizjet e tyre kryen natën, me qëllim që të kalojnë pa rënë shumë në sy për këtë shkelje flagrante ligjore.

Fotoja është përcjellë në rrjetet sociale nga portali “Jeta Osh Qejf”, e shoqëruar me diçiturën “Vazhdon masakra masive në Dajt”.

Të fundit