Flash News

KRYESORE

Foto e parë e diktatorit në arrest shtëpie, nuk pranon të dorëhiqet

Foto e parë e diktatorit në arrest shtëpie, nuk pranon të

Kjo është fotografia e parë e Robert Mugabes pasi ai u vu nën arrest shtëpiak si pasojë e një grusht shteti ushtarak, mes pretendimeve se ai po refuzon të japë dorëheqjen si president i Zimbabvesë.

93-vjeçari shihet duke qëndruar në një kolltuk gjatë bisedimeve që synojnë ta detyrojnë diktatorin të pranojë një "dalje me nder" nga detyra e tij i tij.

Aty gjithashtu shihet shefi ushtarak, gjenerali Constantino Chiëenga, si dhe ministri i mbrojtjes së Zimbabves, Sydney Sekerayami dhe politikanët e Afrikës së Jugut Nosiviëe Mapisa-Nqakula dhe Bongani Bongo. Prifti katolik Fidelis Mukonori ishte gjithashtu i pranishëm si ndërmjetës.

“Ata u takuan sot. Ai po refuzon të japë dorëheqjen. Mendoj se po përpiqet të blejë kohë, "tha një burim i afërt me udhëheqjen e ushtrisë.

Të fundit