Flash News

KRYESORE

Foto e përbashkët Shqipëri-Kosovë, katër ministrat që nuk bënë simbolin e shqiponjës

Në rrjetin social Facebook, kryeministri Rama postoi një foto ku kabinetet qeveritare të Shqipërisë dhe Kosovës shfaqeshin duke bërë shqiponjën.

Në rrjetin social Facebook, kryeministri Edi Rama publikoi një foto të cilën e cilësoi si foto e ditës. Por foto e Ramës, nuk është e plotë pasi në të nuk janë fiksuar të gjithë ministrat.

Por një foto e publikuar nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, shihet që jo të gjithë ministrat kanë bërë shqiponjën.

Janë katër ministra, të cilët në momentin e fotos nuk e kanë bërë shqiponjën. Siç shihet në foto, bëhet fjalë për ministrat, Ogerta Manastirliu, ministri e Shëndetësisë në Kosovës, Uran Ismaili dhe ministri i Administratës Publike që vjen nga radhët e komuniteteve në qeverinë e Kosovës, Mahir Yagcilar.

 

 

Të fundit