Flash News

KRYESORE

Foto/ Ermal Meta mbërrin në Tiranë, ky është politikani i parë që takoi   

Mbërrin në Tiranë këngëtari shqiptar, Ermal Meta, i cili u bë i famshëm në skenat e shtetit italian, atje ku edhe jeton prej vitesh.

Fituesi i ‘Sanremos’ do të mbajë sonte një koncert në sheshin “Skënderbej”, dhe do të performojë të gjithë repertorin e tij muzikor.

Ai ka mbërritur mbrëmë në darkë në Tiranë dhe i pari personalitet që takoi ishte kreu u bashkisë, Erjon Veliaj.

Ky i fundit e priti në tarracën e bashkisë, ku dhe kishte organizuar një kokteil me gazetarë e personazhe të njohur si ambasadori i Italisë në Tiranë, Alberto Cuttilio.

“Mbërriti jo vetëm një artist i shkëlqyer, por djali i rrallë Ermal Meta. Sot do shihni e dëgjoni më shumë për historinë e tij frymëzuese që me gjase do prekë e inkurajojë pafund të rinj shqiptarë! Në darkë ju presim të gjithëve në Sheshin ‘Skënderbej’ për festën madhështore”, shkruan Veliaj në twitter.

 

Të fundit