Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Foto/ Ervin Salianji kafe në shoqërinë e ish-ministrit Arben Ahmetaj
Deputeti Ervin Salianji dhe Arben Ahmetaj janë fotografuar së bashku brenda një lokali. Foto është publikuar në rrjetet sociale dhe për momentin nuk ka një burim të saktë, por mësohet se takimi i deputetit Salianji me ish-ministrin e PS është diskutuar brenda Partisë Demokratike.
Nuk mund të themi se çfarë i lidh deputetin e PD me deputetin e PS, por detaji interesant është se kjo kafe zhvillohet pak javë pasi Salianji shfaqi dukshëm pakënaqësi për mospërzgjedhjen në Kryesinë e partisë.
Nuk dihet nëse kjo foto ka lidhje pas vendimit të Ervin Salianjit për t’u tërhequr nga posti që mbante në PD si Sekretar i grupit parlamentar demokrat. Salianji tha se tërhiqej nga postet në parti pasi numërimi i votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Kryesinë e PD e nxori atë jofitues për vetëm një votë.