Foto/ Fëmija i dytë i Ledion Liços, Sara Hoxha ka dijeni për të

Konkurrentët e “The Voice of Albania”  duke nisur nga sot, do të përballen me netët “live”, me 4 finalistë për çdo skuadër që do të luftojnë deri në votën e fundit të publikut për trofeun.

Sigurisht, kjo është një sprovë jo vetëm për konkurrentët, por edhe për vetë moderatorin, Ledion Liço. Ai ka postuar gjatë gjithë kohës foto dhe video duke treguar se është mjaft i emocionuar për spektaklin e sotëm, por postimi i partneres së tij, Sarës, i vë kakapun.

“Paç fat sonte Liu. Së pari, të kam parë admirimin dhe pasionin që ke për atë ç’ka bën dhe tani po e kuptoj që “Voice” është fëmija yt i dytë! Këtë vit ke pasur uljet dhe ngritjet e tua, por në një mënyrë a tjetrën ia ke dalë mbanë. Vazhdo të jesh vetvetja dhe gjëra të mëdha do të vijnë!”, komenton Sara në një fotoje që ka postuar në profilin e saj në Instagram.

Sigurisht, nuk ka munguar as komenti i moderatorit, i cili ka shkruar: “Vetëm ti e di çfarë duron! Të dua!”.