Flash News

KRYESORE

Foto/“Firon” drejtori i PS, firmos për listën e Bindjes Demokratike

Foto/“Firon” drejtori i PS, firmos për listën e Bindjes

Partia më e re Bindja Demokratike ka nisur të mbledhë firmat e anëtarëve edhe në qarkun e Vlorës.

Pak ditë pasi u regjistrua edhe në Gjykatën e Tiranës dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve me kërkesë të koordinatorit, Astrit Patozi, tashmë lista e anëtarëve ka nisur të zgjerohet.

Politiko.al siguron listën e firmosur në Vlorë, ndërsa bie në sy edhe emri i një drejtuesi në një prej institucioneve lokale. Bëhet fjalë për drejtorin e Kapitanerisë së Pashalimanit në Vlorë, Altin Gaba, i nënvijëzuar me të kuqe edhe në foton e publikuar.

Kujtojmë se pjesë e BD deri tani janë deklaruar edhe Fabian Topallaj, Leonard Olli, Valbona Mezini, Arben Skënderi dhe Andi Përmeti, ky i fundit mori mandatin e deputetit nga listat e PD, pasi opozita reale dogji mandatet.

Kujtojmë se BD e themeluar nga Patozi është përfolur si një parti e financuar nga Edi Rama. Ndonëse PS e ka mohuar, sot një drejtor i saj firmos nën siglën e Bindjes Demokratike.

Të fundit