Foto/ Futbollisti shqiptar harron Nicole Scherzinger, shfaqet i lumtur me super-modelen zvicerane

Sulmuesi me origjinë shqiptare, Pajtim Kasami ka nisur lidhjen me një modele të njohur e cila ka pozuar për revista prestigjioze botërore, një prej tyre edhe “Elite Bazaar“.

Fjala është për modelen bionde, Carmen Brundler me të cilën Kasami kohët e fundit është duke i shijuar pushimet.

Është aktori, Blerim Destani ai i cili e ka uruar këtë të fundit me një imazh që e ka bërë publik në llogarinë e tij në “Instagram“.

Në imazh shihet Kasami i cili duket të jetë goxha i lumtur përderisa përkrah e mbanë një modele siç është Brundler.

“Aty ku ka dashuri, aty ka edhe jetë. Urime vëlla, gëzohem të të shoh të lumtur.” – është mesazhi me të cilin ai i është drejtuar shokut të tij futbollist, Pajtim Kasami.

Në vitin 2015, Kasami pati një lidhje të shkurtër edhe me këngëtaren e njohur, Nicole Ccherzinger, me të cilën u njoh gjatë pushimeve në një ishull luksoz në Greqi.

Kasami është 26-vjeçar dhe luan për ekipin zviceran, Sion, ndërsa nuk pjesë e Kombëtares helvete në Botëror.