Flash News

KRYESORE

Foto/ Gigi Hadid dhe Zayn Malik rikthehen pas ndarjes së bujshme

Një muaj më parë, çifti Malik dhe Hadid bënë një njoftim zyrtar ku thonin se marrëdhënia e tyre kishte marrë fund. Ky vendim habiti fansat e çiftit pasi ata më parë nuk kishin pasur asnjë problem dhe gjithnjë janë diskutuar për marrëdhënien e tyre të shëndetshme.

Mirpo dyshja mesa duket nuk rrinin dot gjatë larg njëri-tjetrit. Një muaj pas ndarjes së bujshme Gigi dhe Zayn janë rikthyer bashkë. Ata janë parë disa herë bashkë pas ndarjes por asnjëri nga ata nuk e komentoi këtë publikisht derisa vetë Gigi Hadid ka postuar në Instagram një foto me këngëtarin Zayn Malik.

Në foton e postuar, modelja shfaqet e përkëdhelur në krahët e të dashurit të saj të zemrës.

“Pas festës” – shkruan modelja mbi foto.

Të fundit