Flash News

KRYESORE

Foto/ Gjashtë deputetë të PS 'ngushëllojnë' Dakon pas shpalljes ‘non-grata’ në SHBA

Vangjush Dako mbylli zyrtarisht të premten në mesditë detyrën e tij si kryetar bashkie i Durrësit, pas 12 viteve duke ia kaluar stafetën Valbona Sakos. Shqetësimin nga shpallja ‘non-grata’ në SHBA duket se ia lehtësuan disa nga deputetët dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Partisë Socialiste, të pranishëm në mandatimin e saj.

Në ceremoni ishte deputetja Elisa Spiropali, Milva Ekonomi, Klodiana Spahiu, Jurgis Curbja, Roland Xhelilaj ndërsa nga Tirana udhëtoi edhe Spartak Braho, ndërkohë që munguan përfaqësuesit e tjerë të Durrësit: Eglantina Gjermeni, Fidel Ylli, Ilir Ndraxhi dhe Rrahman Rrahja.

I pranishëm ishte edhe Elton Arbana, kryetari i ri i bashkisë së Shijakut, zv/minitra e Brendshme, Rovena Hodo dhe Prefekti i Qarkut, Roland Nasto.

Dako vazhdon të mbajë ende dy detyra mjaft të rëndësishme në Partinë Socialiste, atë të  koordinator i qarkut të Durrësit dhe anëtar kryesie i PS-së.

 

 

 

Të fundit