Flash News

KRYESORE

Foto/ Gjendet eksploziv në mes të rrugës në Vlorë, pista e parë e hetimit

Një pako me eksploziv është gjendur mbrëmjen e sotme në mes të rrugës në lagjen "10 korriku" në Vlorë.

Paraprakisht dyshohet se lënda plasëse mund të jetë shkëputur nga ndonjë automjet në ecje e sipër. Policia ka bllokuar menjëherë rrugën ndërsa ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Qyteti bregdetar është përballur shpesh më ngjarje kriminale, ku vetëm dy ditë më parë një sasi eksplozivi shpërtheu në oborrin e banesës së shtetasit  F. O. Autori nuk është kapur ende nga ‘uniformat blu’.

Të fundit