Flash News

KRYESORE

Foto/ Gomisteria në Shqipëri që mban emrin e këshilltarit të Edi Ramës

Ish-kryeministri britanik Tony Blair, që prej 2013-ës kur Edi Rama u zgjodh kryeministër, ka qenë disa herë në Shqipëri në vizita informale.

Madje vetë Rama është shprehur se Blair është një prej këshilltarëve të tij. Ish-kryeministri britanik ka qenë edhe në mbledhje qeverie që Rama ka zhvilluar me ministrat.

Por duket se entuziast për Blair në Shqipëri nuk është vetëm kryeministri Rama. Pronari i një gomisterie, siç duket edhe në foto, qenka admirues i madh i ish-kryeministrit britanik, aq sa ka vendosur që biznesin e tij ta pagëzojë me emrin e Blair. Sigurisht të shqipëruar.

Foto është publikuar në rrjetin social Facebook nga faqja ‘Beti Njuma dhe Biblioteka e Librave të Harruar’.

Të fundit