Foto/ Grida Duma ndryshon ‘look’, nga sot jo më brune

Gruda Duma, ish-deputetja e Partisë Demokratike është pa dyshim një nga gratë më sharmante dhe më tërheqëse në politikën shqiptare.

Shpesh, Duma komentohet për pamjen e saj, ndërsa së fundmi ish deputetja ka vendosur të bëjë një ndryshim.

Tashmë, ajo do të shfaqet jo më si një brune, por ka vendosur që ngjyrën e flokëve ta çelë, duke anuar tashmë më së shumti te biondet.
Fotot e Grudës me ndryshimin e ri janë publikuar nga parukieri i saj, Olti Shulla, duke e sjellë ish deputeten edhe më tërheqëse.