Flash News

KRYESORE

Foto/ Harta e familjeve politiko-mafioze, kjo është simbolika e dytë e protestës së opozitës

Foto/ Harta e familjeve politiko-mafioze, kjo është simbolika e

Zbulohet simbolika e dytë e protestës së opozitës së bashkuar në qendër të Tiranës.

Kjo simbolikë pritet të shfaqet në orën 10.00 në mes të Bulevardit, në vijë të drejtë me renë e Galerisë së Arteve.

Harta e familjeve politiko mafioze është një instalacion për të simboliziar qeverinë e Edi Ramës në 5 vitet e fundit. Për herë të parë, gjatë qeverisë së Ramës Shqipëria mori kudo në Perëndim imazhin e një vendi që, me mbështetjen e qeverisë, prodhon dhe trafikon vetëm kanabis dhe krim, duke u cilësuar gjerësisht në botë si Kanabistan.

Harta është rreth 2 metra e gjysmë e lartë dhe mban emrat e personave të akuzuar publikisht ose që janë dënuar vetë për krime të rënda, ose që kanë lidhje të forta me trafikun e drogës dhe krimin e organizuar me vend.

Në hartë janë emrat e Mark Frrokut, Arben Ndokës, Armando Prengës, deputetët e qeverisë të përjashtuar për vrasje, prostitucion, trafik droge. Janë emrat e Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Roshit, kryebashkiakëve të lidhur me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, si dhe të njerëzve të afërt politikë të Edi Ramës, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Granoz Ruci e Taualnt Balla.

Bashkë me Balilin, Eskobarin e Ballkanit që kontrollon Sarandën dhe nuk kapet nga policia, harta e drogës dhe e familjeve mafioze me mbështetje qeveritare, është dëshmia se Edi Rama bashkëqeveris me krimin e organizuar.

Më herët, u shfaq edhe simbolika e parë në sheshin “Skënderbej” me portretin e Edi Ramës,  si statuja e Drejtësisë, që simbolizon kapjen politike të drejtësisë për t’i shërbyer krimit dhe korrupsionit.

Statujën e Drejtësisë 3 metra të lartë e mbajnë 10 të rinj të maskuar si Edi Rama, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri, Agron Xhafaj, Moisiu Habilaj për të treguar se Drejtësia është vënë në shërbim të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe qeverisë së lidhur me të.

 

Të fundit