Flash News

KRYESORE

Foto/ Huawei anulon prodhimin e telefonit me palosje: Dukej i shëmtuar

Shefi ekzekutiv i Huawei, Richard Yu tha për ‘Business Insider’ se kompania kishte planifikuar një koncept të ngjashëm me atë të Galaxy Fold, por që anuloi sepse nuk ishte i mirë.

“Besoj se të vendosësh dy telefonë, një para dhe një pas, e bën telefonin më të rëndë,” tha Yu për Galaxy Fold.

“Ne kishim disa opsione, por i anuluam. Tre projekte njëherazi madje. Kishim diçka akoma më të mirë, por unë e hodha poshtë. Ishte i shëmtuar,” shton Yu.

Telefoni me ekran me palosje i ‘Huawei’, Mate X ka një ekran fleksibël të vetëm që paloset nga një tablet 8 inç në një telefon 6.2 inç.

Të fundit