Flash News

KRYESORE

Foto/ Intervista e Ramës tek Çani, Pandeli Majko i komenton në Facebook

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e sotme në emisionin ’Zonë e Lirë’ të gazetari Arian Çani. Linkun e intervistës, siç bën gjithmonë, Rama e kishte shpërndarë edhe në rrjetin social Facebook, për t’i dhënë mundësi fansave të tij ta ndiqnin atë live.

Një prej ndjekësve të intervistës së Ramës, përmes linkut që kreu i qeverisë kishte shpërndarë në Facebook, duket se ka qenë edhe Pandeli Majko.

Ky i fundit madje i ka bërë edhe një koment, ku ka dërguar një emoji ku sytë kanë formë zemre.

Nuk dihet nëse Majko e ka bërë gabimisht këtë koment apo në entuziazëm e sipër ka vendosur të lerë gjurmë.

 

 

Të fundit