Flash News
Vendimi për çështjen e vulës, Bardhi: Gjykata e Lartë t’i japë fund absurdit, PD i përket anëtarëve të saj
Nasip Naço del nga SPAK: U pyeta për çështjen ÇEZ-DIA, kam folur me letra, jo me heshtje
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Foto/ Jo vetëm me Ballën, dekani Artan Hoxha shfaqet te Ekonomiku pas mbledhjes me Ramën
Para pak ditësh qarkulloi në media një foto e Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, me dy dekanë të Universitetit të Tiranës.
Në foto shihej Balla i cili ishte takuar diku në kryeqytet me Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kulen dhe Dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Artan Hoxhën.
Ndërkohë, dje dy Dekanët janë shfaqur bashkë në takimin që Rama kishte organizuar me studentët, për të prezantuar projektin për kampusin e ri universitar në Tiranë.
Politiko.al siguron një foto të Hoxhës, ku shfaqet në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, duke ecur te godina ‘Liria’, pas mbledhjes së kryeministrit e organizuar një ditë më parë.
Dekani i Fakultetit të Drejtësisë u denoncua pak ditë më parë nga studentët për kërcënime, me të rinjtë që publikuan një video ku ai thoshte se “nuk mbaron me kaq”, ndaj duhet të ktheheshin në mësim.