Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Foto/ Jo vetëm zgjedhje pa rivalë, kush është kandidati i PS që bën fushatë edhe në kishë
Edhe kjo s’ishte parë e dëgjuar më parë.
Partia Socialiste në pushtet jo vetëm po insiston për zhvillimin e zgjedhjeve lokale vetëm me një kandidat dhe pa rivalë në 30 qershor, madje edhe në kushtet e zhdekretimit nga presidenti, por tashmë takimet elektorale nuk i ka kursyer as në vendet e shenjta, në objektet fetare.
Kandidati i PS për bashkinë e Tepelenës, Tërmet Peçi ka tërhequr vëmendjen me takimin e fundit elektoral. Siç shihet edhe në fotot e publikuara nga ai vetë, ai po bën fushatë në ambientet e një kishe në zonën e Leklit.
“E nisëm bisedën në kishën e fshatit. Një traditë që i shoqëron në shekuj, mbledhjet dhe kuvendimet e Lekëliotve. Kjo për faktin se fjala e lënë në vend të shenjtë, duhet patjetër të marrë udhë e të bëhet realitet”, shkruan ndër të tjera Peçi.