Flash News

KRYESORE

Foto/ Ka mbetur jashtë Kuvendit, socialisti ruan lidhjet e ngushta me deputetët e PD

Nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe teksa komunikojnë me njëri tjetrin janë parë deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi dhe ish-deputeti Kastriot Islami.

Politiko.al sjell imazhe të dy politikanëve në një rrugët e ish-Bllokut në Tiranë, ndërsa ecnin ngadalë dhe komunikonin njëkohësisht me njëri-tjetrin.

Kujtojmë se Kastriot Islami u bë pjesë e Partisë Demokratike pasi u përjashtua nga PS pas ardhjes së Edi Ramës në krye të Partisë Socialiste.

Islami ishte kritik i mënyrës së drejtimit të partisë. Ai ishte kundër metodave radikale të drejtimit të partisë, siç ishte bojkotimi për një kohë të gjatë i Parlamentit, grevës së urisë, protestave të dhunshme etj., si dhe kundër fuqizimit të autoritetit të kryetarit të partisë.

Të fundit