Flash News

KRYESORE

Foto/ Kafe dhe shënime në bllok, ç’po diskutohet mes Grida Dumës dhe ambasadorit Borchard

Ish-deputetja e PD, Grida Duma është fotografuar me ambasadorin e OSBE-së, Bernard Borchard, në një kafe në Tiranë.

Ata shihen nën shoqërinë e njëri-tjetrit, mjaft të fokusuar në bisedën e tyre, ndërsa ajo që bie në sy është fakti se na tavolinë, ambasadori mban edhe një bllok shënimesh nga fotot e publikuara nga LSA.

Nuk dihet çfarë diskutojnë konkretisht mes tyre, por kujtojmë se ish-deputetja Duma ka deklaruar në një intervistë në ‘News 24’ se opozita po sakrifikon nga vetja pikërisht për të ruajtur thelbin e institucioneve kyçe të demokracisë, ndërsa ambasadori Borchard ka mbajtur një qëndrim kritik ndaj vendimit unanim në fund të shkurtit.

Madje, së fundmi Borchard u shpreh se ka kërkuar që të mos bojkotohen zgjedhjet dhe se ky qëndrim do të ishte një shembull i keq për rajonin.

Të fundit