Foto/ Kanë qëndrime të kundërta për emigracionin, ç’i bashkon kancelarin austriak me George dhe Aleks Soros në Vjenë

Forumi “Ekonomia takohet me politikën” ka mbledhur në Vjenë lider botëror dhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtar.

Aleksandër Soros, djali i financierit George Soros ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet me të atin dhe kancelarin austriak, Sebastian Kurz në samitin e organizuar nga vetë Kurz dhe që kishte për qëllim të mbledhë në një takim pune kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.

Ai shkruan se mes tyre ka patur një diskutim për një sërë çështjes, përfshirë edhe integrimin rajonal.

Kujtojmë se kancelari i ri i Austrisë ka kritikuar politikat e emigracionit të Bashkimit Evropian dhe kërkoi që emigrantët të ndihmon në vendin e tyre të origjinës.

Lideri i Partisë Konservatore të Popullit ka thënë se vendet evropiane me skemën e tyre të emigracionit nuk do të arrijnë në asnjë rezultat.

Nga ana tjetër,  biznesmeni George Soros është akuzuar për financim të emigracionit të paligjshëm përmes mbështetjes së një numri të OJQ-ve hungareze dhe ndërkombëtare.

Po ashtu, ai akuzohet se nëpërmjet financimit të organizatave të shoqërisë civile ka transferuar në Evropë afërsisht 1 milionë refugjatë në vit.

Po ashtu, në qershor të këtij viti diskutua edhe një tentativë e kryeministrit Edi Rama për t’u hapur rrugë emigrantëve të paligjshëm që sillen nëpër kufijtë ballkanikë dhe ata që kanë arritur të hynë në kufijtë evropiane, përmes një kampi të në Shqipëri, si vendi më i mundshëm për strehimin e tyre.

Soros dhe organizatat e tij jo-qeveritare janë përfolur gjithashtu se po punojnë së bashku me kompani dhe organizata që ndodhen në Ballkanin jug-perëndimor, dhe, sipas aludimeve të shumta nga aktivistë të Shoqërisë Civile, plani i tyre është krijimi i një Jugosllavie të Re.