Flash News

KRYESORE

Foto/ Kjo është mina 600 kg që ra në rrjetën e peshkatarëve në Vlorë

Një minë e luftës së Dytë Botërore, me peshë 600 kg, ra në rrjetat e peshkatëarëv të Vlorës.

Peshkarexha është ankoruar në port së bashku me armën e rrezikshme ndërkohë që policia bën të ditur se janë njoftuar ekspertët e forcave xheniere, në mënyrë që të bëjnë vlerësimin e situatës dhe asgjësimin e minës

Informacion paraprak

Më datë 11.01.2018, Salla Operative e Kufirit Vlorë është njoftuar prej shtetasit A.M., se rreth 10 milje në veri të Sazanit, ku kishte peshkuar, ka konstatuar në rrjetën e peshkimit edhe një minë luftarake.

Shtetasi është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Triport, ku edhe ka qëndruar anijen e peshkimit, në brendësi të së cilës ndodhet municioni luftarak i cili aktualisht është nën ruajtjen e shërbimeve policore.

Nga verifikimi paraprak mina ka një peshë rreth 500-600 kg.

Janë njoftuar menjëherë edhe ekspertët e forcave xheniere, në mënyrë që të bëjnë vlerësimin e situatës dhe asgjësimin e minës nëse do të jetë e nevojshme.

 

 

 

  

Të fundit