Flash News

KRYESORE

Foto/ Kjo është nusja që helmoi vjehrrën, e dinte magjistare

Foto/ Kjo është nusja që helmoi vjehrrën, e dinte magjistare

Marjana Cmeta u arrestua dje nga policia pasi akuzohet se ka helmuar vjehrrën e saj, ngjarje e ndodhur në 30 prill të vitit të kaluar. Pas ngjarjes ai rrëfeu krimin e bërë tek hoxha teksa ky i fundit e kishte filmuar të gjithë rrëfimin e saj.

Oltiani, ish-bashkëshorti dhe djali i të ndjerës në një intervistë për Top Channel tregon për raportet që kishin mes tyre nusja dhe mamaja e tij.

“Në fillim është sjellë shumë mirë. Dukeshin sikur duheshin shumë dhe dukej që e kishin sinqerisht. Më pas ndodhi Mariana nuk e donte më. Edhe kur iku mamaja në fshat nuk e merrte më në telefon. I thoja unë që pse nuk e merr në telefon dhe nuk më kthente përgjigje. Kjo (Mariana) dyshonte se mos mami im i bën keq asaj. Ka pas thënë shumë herë që “magjistarja duhet dënuar”. Mendonte që mamaja ime ishte magjistare dhe e thoshte shpesh që “do ta vras magjistaren”, tregon Oltiani.

Kjo çështje po hetohet nga Krimet e Rënda dhe tashmë të arrestuar janë, përveç nuses edhe tre burra që nuk kanë kallëzuar krimin, hoxha dhe të afërmit e viktimës që panë videon.

Të fundit