Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Foto/ “Kjo është Republika e Likes” Ben Blushi rrëfen arsyen pse votoi kundër Ilir Metës President
Kreu i Partisë Libra, Ben Blushi tha sot nga foltorja e parlamentit arsyen se përse votoi kundër zgjedhjes së Ilir Metës si President i Republikës.
“Kjo është Republika e Likes, Republika e korrupsionit, është Republikë e kalbur kjo Republikë nuk i pëlqen shumicës pasi depërtohet nga varfëria”, tha Blushi teksa shtoi se kjo është arsyeja se përse votoi kundër Metës.
“U bëre President i Republikës, në cilën Republikë? Në atë të korrupsionit, kjo është arsyeja se përse votova kundër. E keni votuar për 4 vite, e di çfarë përgjegjësie i keni lënë këtij populli? Të gjithë duan të ikin nga ky vend. Ky parlament do të mbahet mend gjatë si parlamenti me më shuumë kriminelë. Më thanë çoje në parlament këtë bluzën, kështu më tha ai djali. Kjo është Republika e Likes, kjo Republikë nuk i pëlqen shumicës pasi depërtohet nga varfëria. E keni pyetur veten çfarë keni bërë? Reforma dështoi dhe për votat nuk ka garanci se mund të mbrohen. Është më keq se çishte pushteti, fshatrat janë më keq, investohet vetëm në qytete që Gjushët të marrin pushtetin" tha Blushi.