Flash News

KRYESORE

Foto/ Klosi flet për tjetërsim pronash në krah të kryebashkiakut që është nën hetim

Ministri Blendi Klosi ishte në Spille ku mori pjesë në aksionin që u zhvillua për pastrimin e këtij plazhi. Në prononcimin e mbajtur, Klosi shprehet gjithashtu se fazën e verifikimit të shkeljeve që kanë ndodhur gjatë këtyre viteve me tokat në bregdet.

“Jemi në fazën e verifikimit të gjitha shkeljeve që kanë ndodhur gjatë viteve me tokat në bregdet pasi kjo zonë është e pafalshme që akoma nuk ka zhvillim të vërtetë turistik”, tha Klosi duke e lidhur mos zhvillimin e zonës më problemin e tokave.

Por paradoksi qëndron pikërisht te fakti se këtë deklaratë Klosi e bëri teksa në krah të tij ndodhej kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i cili është nën hetim për tjetërsim pronash pikërisht në zonën ku ministri dha prononcimin.

Pak kohë më parë, Prokuroria arrestoi disa zyrtarë të bashkisë së Rrogozhinës për tjetërsim të pronave në zonën e Spillesë ndërsa vendosi nën hetim edhe kryebashkiakun Nuredini.

Të fundit