Flash News

KRYESORE

Foto/ Kokaina në Durrës, shoferi e kishte ‘ngarkuar’ në trup

Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur më kokainën e sekuastruar në port, që kishte për destinacion shtetin italin. Sipas deklaratës zyrtare, gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë të shtetasit E.D. i kanë gjetur në trup një sasi lënde narkotike me peshë rreth 2 kilogramë e 160 gramë, e dyshuar si heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur Grupi Hetimor, Specialistë të Njësisë Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ku vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Fillimisht u tha se droga po transportohej me kamion, por pas më shumë se një ore pas daljes së lajmit, rezulton që i përfshirë në transportin e drogës drejt Italisë është përfshirë vetëm një person, i cili në momentin e kontrollit ishte në këmbë.

Policia kishte marrë informacione në rrugë operative për transportimin e lëndës narkotike.

Të fundit