Flash News

KRYESORE

Foto/ Kryeministri maqedonas nxjerr foton, Zaev iftar me Ramën në Sarajevë

Foto/ Kryeministri maqedonas nxjerr foton, Zaev iftar me Ramën në

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka postuar një foto në rrjetet sociale, pasi është bërë pjesë e një darke iftari në Sarajeve.

Sipas Zaev, në darkë ka qenë bashkë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç.

“Me ftesë të Kryetarit të Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Herzegovinës, Denis Zvizdiç, mora pjesë në darkën e Iftarit në Sarajevë së bashku me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Ditët e agjërimit të Ramazanit  përkujtojnë se mëshira, respekti, solidariteti, mirësia, dashuria dhe falja janë vlera që duhet t’i respektojmë dhe që na bashkojnë si popuj”, shkruan Zaev në Facebook.

Të fundit