Flash News

KRYESORE

Foto/ Kualifikimi i mundimshëm i Argjentinës, Maradona përfundon në spital

Foto/ Kualifikimi i mundimshëm i Argjentinës, Maradona përfundon

Fitorja e mundimshme e Argjentinës, e cila u kualifikua për fazën e 1/8-ave përballë Nigerisë duket se nuk është përballuar edhe aq mirë nga legjenda e ekipit latin, Armando Diego Maradona.

Maradona ka qenë mjaft i përqendruar në çdo lëvizjë të lojtarëve të Argjentinës. Ai nuk e ka përmbajtur veten pas golit të fitores të shënuar nga Marcos Rojo, që i dhuroi bardhekatërve kualifikimin, duke i treguar gishtat e mesit tifozëve te Nigerisë.

Por më pas, legjenda e futbollit argjentinas është shoqëruar në spital pasi ka patur vështirësi në ecje gjatë daljes nga stadiumi.

Madje, është shoqëruar nga shkallët e stadiumit në dhomat VIP nga dy persona, të cilën e tërhiqnin nga krahët, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk ishte aspak e mirë.

Argjentinasit fituan në momentet e fundit me golin e shënuar nga Marcos Rojo, duke kaluar në avantazh pas golit të parë nga Messi.

 

Të fundit