Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Foto / Kur dhe si e dha Blendi Fevziu shenjën e parë të ndarjes nga Klani
Blendi Fevziu një nga gazetarët e parë të rinj në Shqipërinë e pas rënies së komunizmit, ka pasur një karrierë të gjatë mediatike. Emisioni aktual ‘Opinion’ që transmetohet në TV Klan prej 20 vitesh është në fakt një vazhdim i emisionit ‘E diela debat’ që jepej të dielave në Televizonin Shqiptar duke filluar nga viti 1997.
Ka mundësi që rrugëtimi i përbashkët i Fevziut me Klanin të marrë fund me këtë sezon televiziv dhe në shtator moderatori i ‘Opinion’ të shfaqet me siglën e ‘Top Channel’ poshtë logos së famshme të emisionit me jetëgjatë televiziv të paskomunizmit.
Politiko.al ka kontaktuar me Fevziun, por ka marrë një ‘no comment’. Burime të afërta me gazetarin na kanë konfirmuar ekzistencën e negociatave.
Megjithatë ka qenë një ‘konfirmim’ tjetër, ndodhur para rreth dy javësh që ka lajmëruar mundësinë e një ndryshimi në peizazhin mediatik shqiptar. Përveç emisionit ‘Opinion’, Fevziu drejton edhe portalin opinion.al. Emri i këtij të fundit në Facebook ka ndryshuar nga Opinion TV Klan në Opinion TV Show.
Mund të jetë vetëm një rastësi. Ose jo.