Flash News

KRYESORE

Foto/ Kur ish-gjenerali Sandër Lleshaj nderonte ministrin demokrat

Fotografi Feliks Bilani, ka postuar sot në faqen e tij në Facebook, disa foto kur ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, dikur gjeneral në Ministrinë e Mbrojtjes, nderonte ish-ministrin demokrat, Arben Imami.

Fotot krijojnë impresion, duke marrë parasysh profilin e sotëm të Lleshajt, kritik dhe mospërfillës ndaj PD-së.

Nga ana e saj opozita e radhit ndër emrat më të kritikuar.

Kujtojmë se fakti që Lleshaj ishte ende gjeneral me gradë, u bë pengesë për dekretimin e tij nga Presidenti Meta, kur u propozua nga Rama si Ministër i Brendshëm.

Dekretimi i krye pasi Lleshaj u lirua nga detyra e gjeneralit.

Të fundit