Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Foto/ Kush është biznesmeni që u grabit në Durrës, maskat u veshën me uniformën e FNSH-së
Zbardhen detaje të reja sa i takon grabitjes së djeshme të një biznesmeni në Shkozet të Durrësit.
Mësohet se tre persona të maskuar i kanë bërë pritë biznesmenit Elton Kelmendi, teksa po kthehej pasditen e djeshme me të birin e mitur në banesë. Nën kërcënimin e armëve, fillimisht, ata kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë. Më pas kanë kontrolluar shtëpinë dhe kanë marrë 10 mijë euro prej andej.
Gjatë momentit të largimit, ata kanë marrë djalin e vogël me vete në formë pengu, por disa metra më tutje e kanë lënë të lirë. Sipas gazetës Panorama, autorët, ende të paidentifikuar ishin veshur me uniformën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Nga ana tjetër, mësohet se aktiviteti i 38-vjeçarit ishte kryesisht në fushën e transportit ndërkombëtar.