Flash News

KRYESORE

Foto/ Ky është 25 vjeçari i arrestuar për kokainën e kapur në portin e Durrësit

Foto/ Ky është 25 vjeçari i arrestuar për kokainën e

Është publikuar foto e 25 vjeçarit të arrestuar nga policia si i dyshuar për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës. Armando Pezaku u arrestua pas aksionit të policisë shqiptare ku u sekuestruan 613 kilogram kokainë, një sasi rekord kjo për portin e Durrësit.

Pezaku rezulton se punon si shofer kamioni, por në konferecën për shtyp të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, nuk u sqarua nëse ai ishte në drejtimin e mjetit kur u sekuestrua droga.

Në prangat e policisë ka rënë gjithashtu shtetasi Donaldo Lushaj, ndërsa është shpallur në kërkim pronari i kompanisë së kamionit, Arbër Çekaj.

Basha reagon për kokainën në Durrës: Kronikë e paralajmëruar nga PD. Policia e Shqipërisë u vu para faktit të kryer nga partnerët

Të fundit