Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Ky person i armatosur dhe i maskuar grabiti filialin e një banke të nivelit të dytë në ambientet e zyrave qendrorë të Hipotekës në Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15, kur grabitësi i cili duket në këto imazhe të kamerave të sigurisë hyri brenda dhe me një pistoletë kërcënoi rojet e Hipotekës.
Më pas agresori hyri në arkën e filialit të bankës. Nga aty dyshohet se ka marrë xhiron ditore, një shumë prej rreth 500 mijë lekësh. Pas krimit ai u largua në drejtim të bllokut të pallateve pranë rrugës “Don Bosko”.
Siç duket edhe nga këto imazhe, autori ka qenë i veshur me të zeza dhe mban në kokë një kapuç dhe një kapele me strehë. Policia ka shtrirë kërkimet e saj në këtë zonë, ndërsa janë marrë edhe pamje të kamerave të sigurisë në disa drejtime.
Autori besohet se është ndihmuar edhe nga një person tjetër. Policia po verifikon të gjithë personat me tendenca të tilla kriminale, veçanërisht banorë të zonës së Don Boskos, me qëllim për të identifikuar autorët e dyshuar./Tv Klan