Flash News

KRYESORE

Foto/ Lefter Koka uron PS, por bën një gafë

Deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, Lefter Koka, ish-kryebashkiak i Durrësit i zgjedhur nga PS, ka uruar një ditë me vonë, ish-partinë e tij për 28-vjetorin e themelimit.

Por krahas urimit pak të vonuar, Koka bën një gafë, kur shkruan se i uron PS-së, 18-vjetorin e krijimit. Pak minuta pas postimit, Koka e ka fshirë mesazhin e parë dhe ka postuar një të dytë, ku gafa është rregulluar.

Koka aktualisht është deputet i pavarur, pasi nuk pranoi të digjte mandatet së bashku me ligjevënesit e LSI-së në Shkurt, duke argumentuar se “nuk dëshiron të tradhetojë votuesit e tij durrsak”.

Të fundit